Një i dërguar kinez hodhi poshtë të enjten akuzat e ShBA-së kundër Kinës për rolin e saj në konfliktin Rusi-Ukrainë.
Në një mbledhje të Këshillit të Sigurimit për Ukrainën, përfaqësuesi amerikan e akuzoi Kinën si “furnizuesja më e rëndësishme” e luftës së Rusisë.

Në përgjigjen e tij, Geng Shuang, zv.përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara, i hodhi poshtë këto akuza të rreme dhe shpifje kundër Kinës, duke i quajtur ato “plotësisht të papranueshme”.
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Ukrainën , Geng Shuang , zv përfaqësues i Kinës në Kombet e Bashkuara tha se : Kina nuk e nisi krizën e Ukrainës dhe nuk është palë pjesëmarrëse në të. Kina nuk ka furnizuar kurrë armë vdekjeprurëse për asnjërën nga palët në konflikt dhe ka kontrolluar rreptësisht eksportin e mallrave me përdorim të dyfishtë, përfshirë dronë.

“Palët në konflikt nuk janë nën sanksionet e Këshillit të Sigurimit. Kina ka marrëdhënie normale tregtare me Rusinë e Ukrainën. Duke vepruar kështu, ajo nuk shkel ligjin ndërkombëtar dhe detyrimet e saj ndërkombëtare. Të drejtat dhe interesat e ligjshme të Kinës nuk duhet të cenohen”, vuri në dukje ai.
Për të zgjidhur krizën e Ukrainës, ajo që nevojitet është bashkimi e bashkëpunimi, jo përçarja dhe konfrontimi, shtoi ai.
Lidhur me furnizimin me armë të Ukrainës, Geng shprehu shqetësim për shumëllojshmërinë dhe gamën në rritje të armëve që futen në fushën e betejës, si edhe për një rritje të fuqisë vdekjeprurëse e shkatërruese të tyre.

Që nga dita e parë e konfliktit, Kina ka mbështetur zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve dhe u ka bërë thirrje palëve të ndërpresin armiqësitë, të fillojnë negociatat dhe të rivendosin paqen sa më shpejt që të jetë e mundur. Kina do të vijojë të punojë me bashkësinë ndërkombëtare për të luajtur një rol konstruktiv në zgjidhjen sa më të hershme politike të krizës, shtoi përfaqësuesi i Kinës.
