Kina u kërkon Shteteve të Bashkuara të ndërpresin armatimin e ishullit të Tajvanit dhe të ndalojnë veprimet e tyre që dëmtojnë paqen dhe qëndrueshmërinë në Ngushticën e Tajvanit. Kështu u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze kur iu kërkua të komentonte mbi njoftimin e Departamentit amerikan të Mbrojtjes të shtunën se Departamenti i Shtetit ka miratuar një shitje armësh me vlerë 1.988 miliardë dollarë për Tajvanin, duke përfshirë “Sistemet e Përparuara Kombëtare të Raketave Tokë-Ajër” dhe sistemet e radarëve.
Sipas tij, Kina i dënon dhe i kundërshton fuqimisht shitjet e armëve dhe i ka paraqitur demarsh serioz palës amerikane.
