Veprimtaria prodhuese e Kinës mbeti në sferën e zgjerimit për muajin e tretë me radhë në dhjetor, me treguesin e menaxherëve të blerjeve (PMI) të manifakturës 50.1, sipas të dhënave të publikuara të martën nga Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS).
PMI-ja është një matës kyç i gjendjes ekonomike të sektorëve të prodhimit dhe shërbimeve. Një vlerë e saj mbi 50 tregon zgjerimin e sektorit, ndërsa më poshtë se 50 tkurrje.
foto VCG
Treguesi i porosive të reja u rrit për të katërtin muaj me radhë, 0.2 pikë më shumë se muaji i mëparshëm, duke arritur në 51. Eksporti ka ruajtur qëndrueshmërinë, me treguesin e porosive të reja të tij që u rrit për dy muaj rresht.
PMI-ja e prodhimit të pajisjeve, që ishte 50.6, ka qëndruar në sferën e zgjerimit për pesë muaj me radhë, tha Huo Lihui nga NBS-ja. Rritja e vazhdueshme e PMI-së në sektorin e mallrave të konsumit është nxitur nga faktorë të tillë si politika e qeverisë mbi këmbimin e mallrave të vjetra me të reja dhe afrimi i festave tradicionale, vuri në dukje ajo.
Në mbarë tremujorin e katërt PMI-ja e manifakturës arriti në 50.2, duke u rritur ndjeshëm nga 49.4 në tremujorin e tretë, shtoi Huo.


