Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht me lagështi. Të gjitha rrugët janë të kalueshme, por në pjesët që kalojnë nëpër prerje dhe përrenj, janë të mundshme rrëshqitje të vogla dheu, njoftoi NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Reshje të lehta bore u regjistruan në Kodër të Diellit, ndërsa në Makedonski Brod, Krushevë dhe Resnjë pati reshje bore të ndjekura nga shiu.

Ndërmarrja Publike u bën apel shoferëve të ngasin me kujdes, të respektojnë sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës. Ekipet e kompanisë në detyrë janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të gjitha rrugët të kalueshme.

The post Kini kujdes në rrugë sonte, nuk ka vend që nuk është i lagësht dhe i rrëshqitshëm appeared first on Alsat.