Në Debat21, kandidati për komunën e Vrapçishtit, Isen Shabani tha se nuk është në kompetencë të komunës çështja e deponive, por pavarësisht kësaj, tha se kanë ndarë mjete për ndërmarrjen e pastrimit. Siç tha Shabani, çështja e mbeturinave është pak edhe kulturë.
“Vazhdimisht kujdesemi edhe pse nuk e kemi në ingerencat tona. Ne vazhdimisht kujdesemi si t’i pastrojmë. Unë çdo herë e flas edhe me takim kur jam me qytetarët, që ne të bëjmë më tepër kujdes për çështjen e materialeve inerte apo siç janë edhe plastikat që janë hudhur këtu. Vazhdimisht kam pastruar aq sa kam mundur, kuptohet normal që ndaj edhe buxhet të veçantë. Disa herë ndeshem edhe me Këshillin Komunal, sa ata vetë e dinë që nuk është domethënë ingerenca të komunës dhe nuk ndajnë mjete për pastrimin e këtyre deponive. Me Këshillin debatoi gjatë nganjëherë edhe zihemi kështu. Vetëm të shpërndajnë mjete t’i japin ndërmarrjes. Mund të financojmë për pastrimin e të gjitha këtyre që bëhen. Kjo është pak edhe kulturë”, tha Shabani.