Gjenerali amerikan, Uesli Klark gjatë dëshmisë së tij në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka deklaruar se nuk ka prova dhe dëshmi që Ushtria Çlirimtare e Kosovës është prapa spastrimit etnik të serbëve. Në pyetjen e prokurorit, nëse NATO-s i duhej të planifikonte edhe mundësinë e kundër sulmit serb, gjenerali amerikan e mohoi atë. Klark e cilësoi Millosheviqin si personazh të zgjuar dhe dinak. Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropën, gjenerali Klark dëshminë e tij pranë Dhomave të Specializuara të Hagës e ka filluar dje, ndërsa është marrë në pyetje nga mbrojtja e Thaçit, Veselit dhe Krasniqit. Në mbështetje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbajtur katër protesta në Prishtinë, Hagë, Tiranë dhe e fundit ka qenë në Strasburg.
“Unë vazhdoja të isha i shqetësuar për mundësinë e agresionit serb jo vetëm në Kosovë por për gjithë rajonin… Jo pse kishte momente lufte, por për shkak të mungesës së marrëveshjes dhe për shkak të informacionit të vazhdueshëm që unë merrja me deklaratat e serbëve, inatin e serbëve dhe fakti që Millosheviqi ishte personazh i zgjuar dhe dinak që kishte mënyra të shumta për të funksionuar. Nëse t’i më kërkon që unë të bëjë një gjykim 25 vite pas nëse ka pas një lloj mundësie që BIA të kthehej në Serbi unë mund të them se sigurisht nuk kishte shans që Serbia të kthehet në Kosovë. Por, ishte pjesë e përgjegjësive të mija si gjeneral që të merrja të gjitha përgjegjësisë dhe të bëja gjitha planifikim e nevoja në mënyrë që të sigurohesha që Serbia të mos të kthehej më”, deklaroi Uesli Klark, gjeneral amerikan. /Alsat.mk

The post Klark: Nuk ka prova dhe dëshmi që UÇK qëndron prapa spastrimit etnik të serbëve appeared first on Alsat.