Ky ndryshim parashikon një rekord të ri për futbollin brazilian e jo vetëm. Grupi i investimit “Saint Dominique”, i cili ka qendrën në SHBA, po bëhet gati të blejë klubin e njohur pasi ka arritur akordin me presidentin aktual Marcelo Teiksiera për transferimin e 80% të aksioneve për vlerën marramendëse të thuajse 350 milionë eurove.
Kjo është një shifër jashtëzakonisht e lartë për futbollin brazilian, por edhe për shumë kampionate të njohura në Europë, ndaj lajmi ka bërë xhiron e botës. Palët kanë mbyllur negociatat dhe tani për 90 ditë do të bëhen verifikimet e duhura të parametrave financiarë para se të finalizohet marrëveshja. Ajo parashikon pagesën e kësaj shume për aksionet, por edhe shlyerjen e të gjitha borxheve të prapambetura që ka klubi ndaj palëve të treta.
Ky lajm ndryshon plotësisht dinamikën e futbollit në Brazil, pasi tashmë klubi pjesë e të cilit është Nejmar, pritet të kthehet përsëri në një superfuqi në këtë shtet, pas viteve me telashe ku edhe ra një kategori më poshtë.
The post Klubi i Santosit po bëhet gati të ndërrojë pronarë appeared first on Alsat.
