Gazetar: Bashkim Sulejmani

Nevzat Bejta, i nominuar nga koalicioni VLEN për kryetar të Komunës së Gostivarit dorëzoi zyrtarisht kandidaturën e tij në komisionin zgjedhor komunal.

Bejta tha se pret mbështetjen nga të gjithë qytetarët.

“Për tetë vitet e shkuara qyteti është shkatërruar dhe me këtë mbështetje që më japin liderët e VLEN do të ndërpresim shkatërrimin e qytetit të Gostivarit, shkaku se qytetarët e duan qytetin e vetë dhe ne do bashkohemi për ta ndërtuar bashkë qytetin tonë  dhe do jemi të bashkuar deri në fitoren e madhe të 11 janarit”, deklaroi Nevzat Bejta, Kandidat për kryetar të Gostivarit Koalicioni VLEN.

Bejta premtoi se nëse ai fiton garën, Gostivarin do ta bëjë qytet evropian. Ai akuzoi udhëheqjen aktuale të Gostivarit për keqpërdorimin e më shumë se 30 milionë eurove ndërkohë që nuk kanë realizuar asnjë projekt kapital.

“Ka qenë kërkesa e shumicës së qytetarëve të Gostivarit sepse unë isha dy mandate, dhe ata më ftuan që të kthehem që ta ndërpresim shkatërrimin e qytetit të Gostivarit. Për shkurt kohë do e kuptoni se çfarë keqpërdorime të mëdha janë bërë në komunë, ku janë harxhuar mbi 20 milionë të regjistruara ndërsa të paregjistruara mbi 30 milionë euro dhe nuk është realizuar asnjë projekt në qytetin e Gostivarit”, u shpreh Nevzat Bejta, Kandidat për kryetar të Gostivarit Koalicioni VLEN.

Kandidaturën e tij për kryetar të Gostivarit ditë më parë e dorëzoi edhe Valbon Limani nga koalicioni AKI. Në Gostivar, si dhe në Mavrovë Rostushë, Qendër Zhupë dhe Vrapçisht do të votohet sërish më 11 janar pasi zgjedhjet lokale të tetorit dështuan për shkak të mos arritjes së censusit. /Alsat.mk

The post Koalicioni VLEN do të garojë me Nevzat Bejtën në zgjedhjet e 11 janarit në Gostivar appeared first on Alsat.