Gazetare: Fatlume Dervishi
Kyeprokrurori Lupço Kocevski vlerëson se nuk ka nevojë për ndarjen e aktakuzës për të dyshuarit e tragjedisë së Koçanit.
Sipas tij, ndarja në më shumë aktakuza mund ta komplikonte procedurën.
“Prokuroria Publike u nis pikërisht nga këto rrethana, a mund të ndahet procedura ose jo duke i pasur parasysh një sërë rrethanash. Nëse do të ndahej procedura, ndoshta do të komplikohej kurse bëhet fjalë për ngjarje të njëjtë penale që do të thotë se nëse në njërën procedurë janë të akuzuar, në tjetrën mund të ishin dëshmitarë dhe kështu me radhë. Megjithatë, duke e pasur parasysh përvojën e kaluar kur kishte lëndë me mbi 30 të akuzuar vlerësoj se numri nuk është shumë i lartë dhe tani pres miratim të aktkauzës”, tha Lupço Kocevski, Kryeprokuror.
Me aktakuzë të ndarë janë vetëm nëpunësit e dyshuar policorë
“Shpresoj se diku në fillim të shtator do të përfundojë hetimi edhe për nëpunësit policor, lëndë që ndodhet në Prokurorinë e Krimit të Organizuar”, u shpreh Lupço Kocevski, Kryeprokuror.
Prokuroria ka ngritur padi ndaj 34 personave fizik dhe tre juridikë për tragjedinë në të cilën humbën jetën 62 persona. Aktakuza është në shqyrtim në Gjykatën penale të Shkupit. Procedura u ndërpre për 11 të tjerë për shkak të mungesës së dëshmive. / Alsat.mk
The post Koçani/ Nuk do të ndahet aktakuza appeared first on Alsat.
