Gazetar: Petar Çaushevski
“Seanca gjyqësore u mbajt me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja. Tre policët akuzohen se nuk kanë kërkuar dokumentacionin e duhur dhe nuk kanë regjistruar të dhëna për një firmë joaktive gjatë kontrolleve në diskotekën „Puls“.
Dëshmitari Erhan Haxhiminas, si polic në vitin 2023, kishte marrë pjesë dy herë në aksione kontrolli në diskotekën „Puls“ së bashku me të akuzuarit. Në aksione u gjetën të mitur në objekt, ndërsa pronari i diskotekës, Dejan Jovanov, reagoi me nervozizëm ndaj policëve dhe nuk deshi të bashkëpunojë me ta.
„Ai nuk bashkëpunonte me ne gjatë kontrolleve. Edhe në prill gjeta të mitur dhe reagoi njësoj, nuk bashkëpunonte. Në njëfarë mënyre ishte gjithmonë i mbyllur ndaj nesh“, deklaroi Erhan Haxhiminas, dëshmitar.
- Nuk bashkëpunonte me ne gjatë kontrolleve
- Ishte gjithmonë i mbyllur ndaj nesh
Para gjykatës dëshmoi edhe Borçe Jovanov, këshilltar kryesor në komisionin për kundërvajtje në MPB. Ai u përgjigj në pyetjet e mbrojtjes lidhur me procedurën e kontrolleve në objekte dhe burimin e informacionit për personin juridik.
„Në procesverbal shënohet cili objekt kontrollohet, cilët persona gjenden aty dhe nëse është konstatuar kundërvajtje. Kur personi juridik ose fizik nuk bashkëpunon dhe nuk jep dokumentacion, atëherë kërkojmë të dhëna shtesë nga Regjistri Qendror“, tha Borçe Jovanov, dëshmitar.
- Në procesverbal shënohet cili objekt kontrollohet
- Kur nuk ka bashkëpunim, kërkojmë të dhëna nga Regjistri
Tre policët e akuzuar, Kire Bogatinov, Goran Llazarov dhe Aleksandar Temellkov, në seancën e parë deklaruan se nuk ndihen fajtorë. Për tragjedinë në diskotekën „Puls“, ku humbën jetën 63 persona dhe mbi 200 u lënduan, po zhvillohet procedurë ndaj 23 policëve, si dhe ndaj 35 personave fizikë dhe 3 juridikë./Alsat.mk.
The post Koçani: Tre policë në bankën e të akuzuarve mohojnë fajësinë, parregullsi gjatë kontrollëve appeared first on Alsat.
