Mickoski njofton se një investitorë ka shprehur dëshirë për të investuar në Kodrën e Diellit. Ai tha sot se si qeveri janë afër marrëveshjes me investitorë të huaj, të cilët pritet ta shndërrojnë Kodrën e Diellit në një nga destinacionet më të kërkuara dimërore në Evropë.

“Mendoj se jemi në rrugë të mirë, të mos them jam i sigurt! Bëhet fjalë për investitorë shumë seriozë. Kemi për qëllim që në afat të shkurtër të sjellim investitor që do të investojë, bashkë me shtetin, kuptohet. Dhe do ta bëjë atë që për të gjithë ne paraqet ëndërr dhe qëllim, që Kodra e Diellit të bëhet qendra më e bukur dimërore në këtë pjesë të Evropës. Që do të jetojë 365 ditë në vit, e jo vetëm disa muaj gjatë sezonit dimëror. Kodra e Diellit, sipas mundësive që ofron, nëse krahasohet me qendrat më të mira të turizmit dimëror në alpe, ka për 10 km më shumë mundësi për ndërtim të shtigjeve për skijim. Nga Aeroporti Ndërkombëtar, për 45 minuta, ju jeni me këpucë të skive në shtigje. Disa muaj në dimër kemi borë natyrale”, deklaroi Mickoski.

The post Kodra e Diellit të bëhet qendra më e bukur dimërore në këtë pjesë të Evropës, Mickoski: Jemi afër marrëveshjes me investitorin appeared first on Alsat.