
Kolona të mëdha edhe këtë mëngjes në pikën kufitare me Greqinë, në dalje nga shteti.
Nga LAMM (Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë) thonë se koha e pritjes në “Bogorodicë” është rreth 30 minuta. Qarkullimi i automjeteve ishte i shtuar që në orët e hershme të mëngjesit edhe në “Tabanoc”.
Tollovitë në kufirin grek filluan që dje, duke pasur parasysh se 1 Maji i sotëm është ditë jo pune, dhe një pjesë e qytetarëve e kanë lidhur festën me fundjavën e ardhshme.

