Ky sezon në Kupën e Botës për ski ka nisur mjaft mirë për skiatoren shqiptare Lara Kolturi. Me dy podiume, dy vende të dyta në Levi dhe Gurgëll, në tri gara të zhvilluara deri më tani, skiatorja 19-vjeçare po befason me paraqitjet e saj.
”Ndihem shumë mirë dhe pse nuk ishte aspak e lehtë, pasi kushtet e pistës nuk ishin të mira në zbritjen e dytë. Kur pashë që isha e para pas zbritjes time nuk e besoja. Jam e kënaqur që ngjitem sërish në podium”, deklaroi Lara Kolturi pas podiumit të dielën në Austri.
“Tani do të përgatitem për garën e radhës, ajo që zhvillohet në Amerikë dhe shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm. Do të përgatitem në maksimum për të qenë gati për sfidën e radhës së Kupës së Botës,” tha mes tjerash Kolturi.
Në renditjen e përgjithshme për femra në Kupën e Botës në ski, Lara Kolturi ndodhet e dyta me 196 pikë, pas ikonës dhe kampiones në fuqi Mikaela Shifrin, që ka 250 pikë, që ka fituar dy garat e fundit, duke qenë e vetmja që ka mposhtur skiatoren kuqezi.
The post Kolturi me fillim fantastik, në podium në Levi dhe Gurgëll appeared first on Alsat.
