Komentatori Andin Lokaj e ka filluar komentimin e ndeshjes Juventus vs Inter në mënyrë të pazakontë.
Ai e ka quajtur “hajvan”, kryeministrin Albin Kurti, duke iu përgjigjur me etiketën e njëjtë që Kurti iu ka referuar opozitës më 9 shkurt, duke i quajtur “hajvanë”.
“Kryeministri me hajvan ne histori, e kam një dëshirë që kryeministri me hajvan mos më dëgjoj sonte, se e nali. Kryeministri, po çfarë kryeministri more, me hajvani?”, ka thënë ndër tjerash Lokaj para se të fillonte derbi italian.
