Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka njoftuar se ka nisur procesin konsultativ për Propozim-Strategjinë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit 2026–2030. Sipas Antikorrupsionit Strategjia Kombëtare paraqet dokument kyç për parandalimin e korrupsionit dhe forcimin e integritetit institucional. Strategjia është përgatitur përmes një procesi të gjerë konsultativ me pjesëmarrjen e institucioneve, organizatave të shoqërisë civile, ekspertëve, sektorit privat dhe ndërkombëtarëve. Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit thekson se fokusi i Strategjisë është vendosur në fushat me rrezik të lartë nga korrupsioni siç janë: prokurimet publike, mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve, gjyqësori, planifikimi hapësinor dhe urbanistic, transporti dhe projektet infrastrukturore, shëndetësia, mjedisi jetësor, energjetika dhe burimet natyrore./Alsat.mk.

The post Komisioni Antikorrupsion nis hartimin e Strategjisë Kombëtare 2026–2030 appeared first on Alsat.