Me këto sanksione, Komisioni dërgon një mesazh të qartë dhe pa mëdyshje se kartelet, marrëveshjet e ndaluara, abuzimi me pozicionin dominues, përqendrimet e paraportuara dhe praktikat e padrejta tregtare nuk do të tolerohen. Gjobat kanë një rol të fortë parandalues dhe përfaqësojnë një mekanizëm efektiv për të penguar shkeljet e ardhshme të rregullave të tregut.
Komisioni do të vazhdojë me mbikëqyrje aktive dhe zbatim të vazhdueshëm të kompetencave ligjore, me qëllim sigurimin e kushteve të drejta dhe transparente të tregut, trajtimit të barabartë të operatorëve ekonomikë dhe mbrojtjes efektive të konkurrencës dhe interesave të konsumatorëve.
The post Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës vitin e kaluar vendosi gjoba në total prej 862 mijë eurosh appeared first on Alsat.
