Komiteti për Hetimin e Aksidenteve Ajrore dhe Incidenteve Serioze (KHAAIS) ka nisur hetim pasi një avion i vogël sportiv u rrëzua dje në Liqenin e Mavrovës.
Kryetari i Komitetit, Marjan Prposki, në një deklaratë për MIA tha se ekuipazhi i avionit nuk ndodhet në rrezik për jetën. Ai shtoi se Komiteti ka marrë njoftim për rrëzimin e avionit sportiv të tipit Piper 28 rreth dje rreth orës 12:30, pas së cilës ekipet kanë dalë menjëherë në terren dhe kanë filluar hetimet.
“Avioni është në pronësi private dhe ka targa regjistrimi amerikane. Ekuipazhi nuk është në rrezik për jetën,” deklaroi Prposki, duke paralajmëruar se më shumë informacione nga hetimi do të publikohen në ditët në vijim.
The post Komiteti për Hetimin e Aksidenteve Ajrore po heton rrëzimin e avionit sportiv në Liqenin e Mavrovës appeared first on Alsat.
