Gazetar: Avni Tahiri

Misioni Artemis II i NASA-s, i lansuar më 1 prill, është fluturimi i parë me astronautë drejt Hënës pas më shumë se 50 vitesh. Por për të kontribuar në kthim të sigurt të astronautëve në tokë, ka kontribuar kompania Dewerton Inc e drejtuar nga Albon Rexhepi, shqiptar nga Çegrani i Gostivarit.

  • Artemisi ka nisur por për t’u kthyer prapë i duhet një shqiptar që ta zbres atë?!

“Gjeja më e rëndësishme ose sfida më e madhe është që produktet tonë duhet të jenë sa më preciz dhe bisedohet për jetën e astronautëve dhe nuk duhet asgjë të shkojë keq. Duhet të jetë gjithçka e saktë dhe produktet tonë që i bëjmë për NASA-n kërkojnë me vite testime dhe investim para se të ua dërgojmë NASA-s. Produkti ynë gjendet në pjesën e Orionit, apo aty ku tani gjenden astronautët. Specifikisht janë përdorur për matjen dhe e ndihmon me udhëtimin dhe rrugëtimin e anies kozmike, pra çfarë rruge do të merr dhe ku do kthehet saktë. Brenda disa ditëve pritët që të kthehet afër oqeanit në Kalifoni”, deklaroi Albon Rexhepi – Drejtor i kompanisë Dewerton Inc.

Për ata që kanë dyshime se a kanë shkuar në hënë astronautët apo gjithçka është AI, Alnon Rexhepi thotë;

 “Edhe në Amerikë ka disa njerëz që dyshojnë që a kanë shkuar astronautët në hënë a jo, por për sqarim, në Artemis 2, astronautët nuk do të ndalojnë në hënë por do të bëjnë një xhiro rreth hënës ndërsa në Artemis 4 do të jetë kur ata do të zbresin në hënë dhe mendoj se shumë kompani kanë investuar dhe marrin pjesë në këtë projekt dhe do të ishte shumë e vështirë që të gjithë ne të bashkëpunonin që të ishte gënjeshtër”, theksoi Albon Rexhepi – Drejtor i kompanisë Dewerton Inc.

Për të gjithë ata që kanë lënë ëndrrat e pa realizuara, Drejtor i kompanisë Dewerton Inc, Albon Rexhepi ka një porosi;

“Duhet shumë punë dhe mësim, pa punë dhe pa mësim është vështirë të arrish ku duhet. Me punë dhe mësim, unë mendoj se askush nuk mund të ju mposhtë dhe të arrini ëndrrat që keni”, tha Albon Rexhepi – Drejtor i kompanisë Dewerton Inc.

Katër astronautë ende po udhëtojnë rreth hënës dhe pritet të kthehen në tokë pas një misioni rreth 10-ditorë, duke testuar sistemet e anijes hapësinore Orion në kushte reale të hapësirës së thellë. Katër astronautët pritet të kthehen rreth datës 10–11 prill dhe ulja pritet të bëhet në Oqeanin Paqësor./Alsat.mk.

The post Kompania e Albon Rexhepit nga Gostivari siguron kthimin e astronautëve të Artemis 2, një sukses historik shqiptar appeared first on Alsat.