Një kompani kineze, Henan Kuangshan Crane Co. Ltd, shpërndau 26 milionë dollarë në para të gatshme për festën e fundvitit, duke lejuar punonjësit të marrin sasinë që mund të mbajnë. Festa vjetore u mbajt më 13 shkurt, ku 7,000 punonjës u përfshinë dhe shumën e parave e vendosën në 800 tavolina banketi.
Një punonjës arriti të marrë 13,000 dollarë. Shefi i kompanisë, Cui Peijun, i cili mban 98.88% të aksioneve, tha se dhënia e parave të gatshme është më motivuese se thjesht transferimi në llogari, duke i konsideruar paratë “më të gjalla” për punonjësit.
Kompania, e themeluar në 2002 dhe aktive në mbi 130 kompani, ka një histori bujarie ndaj stafit të saj. Në vitin 2024, nga fitimi neto prej 38 milionë dollarësh, rreth 24 milionë iu dhanë punonjësve. Për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, kompania shpërndau edhe 230,000 dollarë për 2,000 punonjëse.
Peijun tha se motivimi i tij nuk është thjesht dashuria për të dhënë para, por dëshira për të ndihmuar të rinjtë që përballen me kredi dhe hipoteka.
