Kompania italiane e modës Prada ka njoftuar blerjen e markës së njohur Versace nga Capri Holdings për 1,375 miliardë dollarë, një marrëveshje që përfshin edhe borxhet e Versace, raporton Reuters.

Ky është një hap i madh për të bashkuar dy nga emrat më të njohur të modës italiane, në një industri ku dominimi kryesor i përket konglomerateve franceze, shkruan CNN A2.

Ndërsa Prada ka arritur të mbajë një pozicion të qëndrueshëm në treg pavarësisht rënies së kërkesës globale për mallrat e luksit, Versace ka operuar me humbje vitet e fundit. Megjithatë, me këtë blerje, Prada synon të rigjallërojë.