Për shkak të punimeve shtesë të paplanifikuara në rrjetin kryesor të ujësjellësit, ndërprerja e furnizimit me ujë do të vazhdojë deri në mesnatë (00:00), njoftojnë nga Komuna e Çairit.
“Ekipet janë ende në terren dhe po punojnë për përfundimin sa më të shpejtë të ndërhyrjes.
Pa ujë aktualisht janë lagjet: Fushë Topane, Çairi i Vjetër, Çairi i Ri, Bulevardi Bosnja dhe Hercegovina, Lagjja Seravë, Rruga Cvetan Dimov.
