Kryetarët e komunave i nënshkruan marrëveshjet në qeveri për pjesën e parë nga shuma e përgjithshme prej  250 milionë eurove, pasi u pranuan projektet e tyre të publikuar nga Ministria për vetëqeverisje lokale. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se pjesa e parë e mjeteve do të realizohen në këtë buxhet ndërsa pjesa e dytë do të sigurohet me buxhetin e vitit të ardhshëm.

“Sot lidhëm marrëveshje për 274 projekte me vlerë të përgjithshme prej 4.1 miliardë denarëve. Sot nënshkruhen marrëveshjet që themelohen në 6 vendime të qeverisë, të ndara në 6 resorë kyç, ndërsa këto mjete do të investohen për ndërtimin e projekteve”, tha Hristijan Mickoski.

Për komunat, projektet e të cilave u hodhën poshtë për shkak të dokumentacionit të paplotë, mes të cilave Qyteti i Shkupit, komunat Strumicë, Saraj dhe Tearcë, Mickoski tha se për to ka afat shtesë.

“Afati është vazhduar deri më 15 nëntor, më njoftoi ministri për vetëqeverisje lokale, kështu që do të kenë hapësirë deri më 15 nëntor ta dorëzojnë dokumentacionin që u mungon, pjesë e këtyre komunave që i përmenda, kanë projekte që janë pranuar por mungojnë dokumente. Duhet ta plotësojnë dokumentacionin deri më 15 nëntor dhe ky numër prej 270 projekteve do të arrijë deri në 330, 340, 350. Do të përfshihen të gjitha komunat që kanë investime kapitale”, deklaroi Micksoki.

Përndryshe, mjetet janë pjesë nga huamarrja hungareze që më 8 tetor në Budapest e nënshkroi ministrja e financave Gordana Dimitrieska-Koçoska. Pjesa e dytë e mjeteve janë të dedikuar për sektorin e biznesit.