Komunat me pjesëmarrjen më të lartë dhe më të ulët deri në orën 15:00

Nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor kumtuan se deri në ora 15:00 jehona e votuesve është 31,31%.

Sipas statistikave të publikuara nga KSHZ, komuna m e pjesëmarrjen më të ulët të votuesve është Vrapçishti, ku në votime kanë dalë vetëm 14,94% e qytetarëve me të drejtë vote. Pas saj vjen Qendra Zhupë me një dalje prej 17,12%.

Në anën tjetër, komuna me pjesëmarrjen më të lartë është Çashka, ku kanë votuar 53,19% e votuesve të regjistruar. Një përqindje e lartë është regjistruar edhe në Novaci, me 52,84% të pjesëmarrjes.

Këto të dhëna pasqyrojnë kontraste të theksuara në mobilizimin e elektoratit dhe ngrejnë pyetje rreth faktorëve që ndikojnë në nivelin e pjesëmarrjes në zgjedhje nëpër komuna të ndryshme të vendit.