Koncert që interpreton frymën olimpike përmes artit

Një koncert i muzikës së filmit Kinë-Itali, i bashkëorganizuar nga Grupi Mediatik i Kinës dhe Ambasada e Kinës në Itali, u mbajt të enjten në Romë.

Kryetari i Dhomës së Deputetëve të Italisë, Lorenzo Fontana u shpreh në mesazhin e tij të urimit se Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026 janë në kulmin e tyre, ndërkohë, ky koncert interpreton frymën olimpike përmes artit, duke hapur një rrugë inovative për përhapjen e frymës së sportit dhe duke ndërtuar një platformë të vlefshme për promovimin e mirëkuptimit dhe admirimit reciprok midis qytetërimeve të ndryshme. Sipas tij, thellimi i bashkëpunimi midis Italisë dhe Kinës në fushën kulturore, ka konsoliduar miqësi të thellë që shtrihet në shekuj dhe duke hedhur një themel të fortë për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. “Përballë situatës së ndërlikuar me ndryshime të botës së sotme, dialogu për të promovuar pajtimin dhe bashkëpunimi për zhvillim janë bërë zgjedhje të pashmangshme për ruajtjen e paqes dhe lulëzimit”, shtoi ai.

Drejtori i Përgjithshëm i Grupit Mediatik të Kinës, Shen Haixiong u shpreh në video-mesazh se Festa e Pranverës është një shenjë kulturore e qytetërimit kinez që ka zgjatur për mijëra vjet dhe një lidhje shpirtërore e të gjithë kinezëve në botë. Ai shpresoi se përmes koncertit të filmit, mund të nxitet shijimi reciprok i kulturave të ndryshme, duke u lejuar dy popujve të kuptojnë më mirë njëri-tjetrin, duke forcuar miqësi për të shtuar vitalitet të ri në të mësuarit e ndërsjellë midis qytetërimeve kineze dhe italiane.

Në koncert, muzikantë të njohur italianë performuan muzikë nga filmat e njohura kinezë dhe italianë. U transmetua gjithashtu një video-promovim për Galanë e Festës së Pranverës të CMG-së.