Me temën “Solidariteti Global në Epokën e AI-së”, Konferenca Botërore e Inteligjencës Artificiale 2025 dhe Takimi i Nivelit të Lartë mbi Qeverisjen Globale të AI-së u hap të shtunën në Shangai të Kinës Lindore.

Konferenca këtë vit krenohet me një ndikim të shtuar ndërkombëtar, me pjesëmarrje rekord në aspektin e të ftuarve të nivelit të lartë, zonës së ekspozitës dhe lançimeve të produkteve të reja.
Për herë të parë, zona e ekspozitës shtrihet në mbi 70.000 metra katrorë, duke pritur më shumë se 800 kompani me mbi 3.000 produkte të teknologjisë së fundit, përfshirë modele të mëdha, pajisje të mundësuara nga AI dhe robotë inteligjentë. Më shumë se 100 produkte të reja do të debutojnë në këtë event.
Foto nga VCG
Një numër forumesh dhe shkëmbimesh do të mbahen gjatë konferencës tre-ditore. Më shumë se 1.200 mysafirë nga mbi 30 vende dhe rajone do të angazhohen në mënyrë aktive në këtë ngjarje, duke hartuar së bashku një plan për zhvillimin global të AI-së.
Si qyteti pritës për tetë vite rradhazi, Shangai ka shtuar përpjekjet dhe është përpjekur të jetë në ballë të zhvillimit dhe qeverisjes së inteligjencës artificiale.
Foto nga VCG
Në tremujorin e parë të këtij viti, prodhimi i industrisë së inteligjencës artificiale në Shangai tejkaloi 118 miliardë juanë (rreth 16.5 miliardë dollarë), duke shënuar një rritje prej 29% në krahasim me të njëjtën periudhën e vitit të kaluar dhe një rritje të fitimit prej 65%. Sipas qeverisë bashkiake, inteligjenca artificiale është bërë një motor i ri për të nxitur rritjen ekonomike të qytetit.
