Në Kumanovë, hapet Konsullata e Kazakistanit, ku në një ceremoni solemne u bë edhe formalizimi i zyrës konsullore me rastin e 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me shtetit tonë. Konsull Nderi u emërua afaristi Ejup Abdullahi nga Kumanova, i cili ishte edhe mikpritës i Ambasadorit të Kazakistanit Staybaldy Burshakov dhe trupës diplomatike të shtetit mik dhe të vendit tonë. Me hapjen e kësaj Konsullate, Abdullahi potencoi edhe mundësinë e krijimit të urave të bashkëpunimit të bizneseve por edhe hapja e mundësive të reja per veprimtari të ndryshme ekonomike në të dyja vendet mike. Kujtojmë që edhe hapja e Ambasadës së Republikës së Kazakistanit në Shkup u bë në korrik të këtij viti.

 “Me themelimin e kësaj konsullate hapim një platformë të rëndësishme për bashkëpunimin në fushën e biznesit, arsimit, kulturës por dhe më gjerë. Ky institucion nuk do të shërbejë vetëm për përforcimin e marrëdhënieve diplomatike, por edhe për nxitjen e shkëmbimit të ideve, investimeve dhe miqësive të reja. Në plain personal marrja e detyrës si Konsull Nderi i Kazakistanit është një përgjegjësi të cilën e pranoj me përulësi të thellë dhe me krenari të madhe, për mua ky nuk është thjeshtë një titull, është një mision! Një mision për të promovuar respektin e ndërsjellët, për të lidhur njerëzit dhe për t’ju krijuar mundësi që do t’i sjellin dobi të përbashkëta për të dy vendet tona”, tha Abdullahi.