Kreu i Këshillit të Evropës, Antonio Koshta në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Hristian Mickoski tha se zgjerimi i BE-së është investimi më i mirë strategjik në paqe, stabilitet. I pyetur për garanci nga BE-ja se nuk do të ketë bllokada të tjera nga Bullgaria pas realizimit të ndryshimeve kushtetuese, Koshta tha se duhet zbatuar marrëveshja e vitit 2022.
“Kryeministri Mickoski e di se mund të llogaris në mua, mund të llogaris në BE-në, që të lehtësojmë që ta kthejmë faqen dhe të ecim përpara. Është arsyeja pse vizitova Bullgarinë para dy javësh. Dhe kur pyetët se çfarë garancie kemi, është e qartë. Për çfarë jemi marrë vesh, jemi marrë vesh. Nuk kemi asgjë tjetër për t’u marrë vesh. Dhe tani duhet të zbatojmë atë për çfarë jemi marrë vesh. Nuk ka më vend që të kërkojmë asgjë tjetër për t’u marrë vesh.”, tha Koshta./tv21.tv
