Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij gjatë mbledhjes së përbashkët mes dy Qeverive Kosovë-Maqedoni e Veriut, theksoi se dy vendet nuk kanë mosmarrëveshje, përcjell TV21. Tutje, Kurti potencoi se tregtia mes dy vendeve çdo ditë po rritet.

“Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut nuk kanë mosmarrëveshje. Kemi komunikim të hapur dhe bashkëpunim të gjerë. Në jemi fqinj të lidhur jo vetëm përmesë tregtisë që është çdo herë në rritje, por edhe përmes lidhjeve mes familjeve e bizneseve tona që po forcohen përherë e më shumë. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut duhet t’i vështrojmë si vlerë e shtuar si ura të pashembshme të bashkëpunimit më të ngushtë e më të fuqishëm ndërmjet dy Republikave tona. Respektimi i të drejtave të qytetarëve pa dallim përkatësie kombëtare bazuar në standardet më të mira europiane është detyrë edhe e Kosovës edhe e Maqedonisë së Veriut, por edhe angazhim e përkushtim i yni si dy vende demokratike që aspirojnë anëtarësimin në BE”, deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhes së përbashkët mes dy Qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.