Kosova ka nisur ndeshjen ndaj Sllovenisë me një ritëm të lartë, duke ushtruar presion që nga minuta e parë. Jo shumë vonë, në minutën e 6-të, Fisnik Asllani shënoi golin e parë për Dardanët.

Pas një pasimi të saktë nga Mërgim Vojvoda, Asllani u fut në zonë dhe gjuajti drejt këndit të poshtëm të portës së Jan Oblak, duke zhbllokuar sfidën (0-1).

Goli i hershëm i Kosovës dha një avantazh psikologjik dhe i dha ekipit vetëbesim për të kontrolluar lojën.

Pjesa e parë vazhdoi me disa raste të tjera të rrezikshme nga të dyja palët, me Slloveninë që tentoi, por portieri Amir Saipi qëndroi i qetë dhe nuk lejoi gol, pas gjuajtjes së Tomi Horvat.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për Kosovën, një ndeshje e mirë e Dardanëve, që kontrolluan lojën dhe rrezikuan disa herë portën kundërshtare. Kosova kërkon të ruajë këtë avantazh dhe të sigurojë të paktën një pikë për Play-Off-in në pjesën e dytë.

The post Kosova mbyll pjesën e parë në avantazh ndaj Sllovenisë, Asllani shënon gol të mrekullueshëm appeared first on Alsat.