Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar rezultatin më të mirë në zgjedhje ndonjëherë në Kosovë, duke fituar 51.11 për qind të votave apo 486.994 vota që i japin 57 vende në Kuvend.
Partia e dytë doli Partia Demokratike e Kosovës me 20.19 për qind të votave apo 22 vende në Kuvend.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 13.23 për qind të votave, që i sigurojnë asaj 15 vende në organin ligjvënës.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 5.50 për qind të votave dhe kjo parti do të ketë gjashtë deputetë.
Lista Serbe, partia e serbëve e afërt me Beogradin do të ketë nëntë deputetë ndërsa një deputet nga radhët e komunitetit serb do ta ketë Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit. Ndërkaq, të dhjetë vendet e tjera të garantuara për komunitetet pakicë joserbe janë shpërndarë në disa parti dhe koalicione.
Në mesin e dhjetë kandidatëve më të votuar nëntë janë nga Vetëvendosja. Albin Kurti me 404 mijë e 23 vota u bë personi më i votuar në histori të Kosovës. Glauk Konjufca i VV-së doli i dyti me më shumë se 318 mijë vota. Personi i tretë më i votuar në këto zgjedhje ishte Albulena Haxhiu me më shumë se 174 mijë vota. Bedri Hamza, kryetar i PDK-së, ishte i vetmi në top-dhjetëshe që s’vjen nga VV-ja. Ai ka marrë më shumë se 161 mijë vota dhe është personi i pestë më i votuar. Partia Demokratike e Kosovës të cilën e drejton Hamza ka kërkuar zyrtarisht shfuqizimin e rreth 20.000 votave të dërguara në vend përmes postës nga mërgata, duke parashtruar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa
Me përfundimin e numërimit të fletëvotimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shprehur gatishmërinë që të shpallë rezultatet përfundimtare, por për këtë duhet të pritet periudha e parashikuar për ankesa
The post KOSOVË / KQZ:Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit appeared first on Alsat.
