D.N, sipas njoftimit të Prokurorisë, është arrestuar në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë në kufi me Serbinë. Sipas njoftimit të PSRK-së, D.N dyshohet ai ka kryer krime lufte në Kosovë nga 13 prilli deri më 30 prill 1999.
Veprimet inkriminuese, sipas PSRK-së, janë marrë në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake Serbe, ku kanë marrë pjesë në vrasjen e 25 civilëve shqiptarë në Komunën e Gjilanit.
PSRK ka njoftuar se brenda afatit ligjor do të paraqesin kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit.
“I dyshuari D.N., është arrestuar në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë, në kufi me Serbinë. D.N., dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, në periudhën nga 13 prilli deri më 30 prill 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 25 civilëve shqiptarë në Komunën e Gjilanit. Brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Speciale do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special”- thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale më 15.09.2025.