Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur pjesën e parë me rezultat 0-0 ndaj Turqisë, në ndeshjen finale të playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës.

“Dardanët” u paraqitën në nivel të lartë, duke dominuar në fushë dhe duke kontrolluar ritmin e lojës.

Skuadra e Kosovës tregoi siguri në mbrojtje, duke mos i lënë shumë hapësira kundërshtarit për të rrezikuar portën e Aro Muric.

Rasti i parë serioz erdhi në minutën e 21-të, kur pas një aksioni të bukur, topi i dërguar nga Veldin Hoxha u bllokua nga mbrojtja turke.

Vetëm shtatë minuta më vonë, Kosova ishte shumë pranë golit, kur Fisnik Asllani goditi shtyllën me një super goditje.

Në vazhdim të aksionit, Vedat Muriqi nuk arriti ta konkretizojë rastin nga topi i kthyer.

Pavarësisht dominimit dhe rasteve të krijuara, Kosova mbetet pa gol, duke lënë gjithçka të hapur për pjesën e dytë.