Qeveria e Republikës së Kosovës ka reaguar pas vendimit të Gjykata Kushtetuese e Kosovës për vendosjen e masës së përkohshme lidhur me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.

Në një komunikatë për media, Qeveria ka bërë të ditur se vendimi i Gjykatës pezullon zbatimin e dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe dërgimin e vendit në zgjedhje të reja, deri në shqyrtimin e plotë të çështjes.

Sipas njoftimit, ky vendim krijon hapësirë që rasti të trajtohet në mënyrë të plotë nga Gjykata Kushtetuese, në përputhje me rendin kushtetues dhe parimet e funksionimit demokratik të institucioneve.

Qeveria ka theksuar gjithashtu se vendi tashmë po përballet me një periudhë pritjeje, gjatë së cilës një sërë marrëveshjesh dhe vendimesh me rëndësi për qytetarët mbeten pa miratimin e Kuvendi i Republikës së Kosovës.

“Për tre javë jemi në gjendje pritjeje ndërkohë që një sërë marrëveshjesh dhe vendimesh me rëndësi për qytetarët vazhdojnë të mbeten pa miratimin e Kuvendit”, thuhet në komunikatë.

Në fund, Qeveria ka shprehur pritjen që vendimi përfundimtar i Gjykata Kushtetuese e Kosovës të sjellë qartësi të plotë mbi këtë çështje dhe të përcaktojë standardin kushtetues, në mënyrë që në të ardhmen institucionet dhe qytetarët të mos përballen me pengesa të tilla serioze.

The post KOSOVË / Vendimi i Kushtetueses bllokon procesin – Qeveria: Zgjedhjet e reja në pritje për tri javë appeared first on Alsat.