Kostovski mohon ndalimin e festës së Abetares në shkollat e Butelit

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka demantuar BDI-në për shënimin e festës së 22 Nëntorit.

“Pas “kryengritjes” së shuar me shpejtësi nga BDI-ja, Aliu, hoxha me dëshirë të bëhet politikan, Fuki, kriminelët që presin të ndërtojnë ndërtesa në Butel dhe disa struktura të tjera, BDI nga shovinizmi i hapur kalon në gënjeshtra të ulëta, të cilat në zgjedhjet e ardhshme lokale do ta çojnë drejt një shtypjeje edhe më të ashpër të “kryengritjes” kriminale.

BDI ankohet në portale se gjatë ditës së djeshme në shkollat ku mësojnë shqiptarët nuk është shënuar Dita e Alfabetit Shqiptar. Ashtu si katër vitet e fundit, edhe dje kjo ditë është shënuar në të gjitha shkollat ku mësojnë nxënës shqiptarë, përveç në SHFK “P. Z. Penko”, sepse ngjarja do të mbahet të hënën.

Projektet dhe zhvillimin e komunës nuk mund t’i mbuloni me asnjë marrëzi që ju bie ndër mend – dhe do t’ju bien, sepse aq mundeni.

Paaftësia, prirja e fortë kriminale dhe shovinizmi gjithmonë janë mbrojtur në historinë politike me gënjeshtra të hapura.

Po ju kujtoj edhe një herë: mbajeni mend rezultatin e zgjedhjeve të fundit lokale – herën tjetër do të jetë edhe më i ashpër.

Buteli e di”, thuhet në demant.