Kreu i LSDM-së Venko Filipçe akuzoi pushtetin se udhëheq politikë antievropiane dhe antiamerikane. Filipçe tha se edhe partneri ynë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shohin se pushteti po ndjek politikë të gabuar të shoqëruar me skandale korruptive dhe se për këtë arsye është marrë vendimi për heqjen e vizave.
“Jemi vendosur në listën e vendeve të treta nga SHBA, partneri ynë strategjik, pra ata njerëz shohin çfarë po ndodh këtu, ata njerëz shohin çfarë po bëhet këtu, prandaj jemi në grup me Somalinë dhe vende të tjera afrikane. Çfarë po ndodh me rrugën evropiane? Pse përkeqësohen marrëdhëniet me fqinjët? Qëllimisht. Disa justifikime për Bullgarinë, ndërsa bullgarët thonë se nuk kanë problem me gjuhën maqedonase. Mickoski thotë e ktheva emrin, vjen një notë nga Greqia — a është ky politikan që udhëheq qeverinë? Ku po shkojmë, a e dinë nga po shkojmë?”, tha Venko Filipçe, kryetar i LSDM – së
The post Kreu i LSDM-së Venko Filipçe akuzoi pushtetin se udhëheq politikë antievropiane dhe antiamerikane appeared first on Alsat.
