Kreu i LSDM-së Venko Filipçe me kritika të ashpra për punë e qeverisë, në njëvjetorin e zgjedhjes së qeverisë së re. Një vjet më vonë, Filipçe thotë se Maqedonia nuk është më krenare por më e nënçmuar. Ai kritikoi gjendjen e rënduar ekonomike, bllokimin e eurointegrimit, moszbatimin e reformave në gjyqësor dhe marrjen e borxheve të reja.
“VMRO DPMNE-ja, ZNAM dhe VLEN e shtynë shtetin në krizë ekonomike, e frenuan rritjen e pagave dhe i lan tregtarët dhe të fuqishmit të bëjnë çfarë të duan me çmimet, çmimet e ngrohjes u rriten kurse çmimi i rrymës është jashtë kontrollit. Qytetarët kanë frikë të hapin faturat. Për një vit pothuajse 8 miliardë euro borxh i ri. Maqedonia në 35 vit ekzistencë si shtet modern nuk ka arritur aq borxh si VMRO, VLEN dhe ZNAM bënë për një vit. Për një vit të kësaj qeveria ka ndodhi tragjedia më e madhe në historinë moderne të shtetit, tragjedi që mund të parandalohej nëse policia e bënte punën në rregull dhe me nderë. Për fat të keq policia sot pas një viti është shndërruar në institucion partiak të Mickosit dhe partisë së tij. Krimi i përgjithshëm është rritur pothuajse gjysmë herë më shumë, edhe atë sipas statistikave të tyre. Secilën ditë shohim vrasje, të shtëna dhe aksidente tragjike trafiku. Isha te kryeministri në takim liderësh dhe çfarë fituam, prokurorë që janë nën kërcënime, gjykatës që janë nën presione, bllokim të tërësishëm të reformave dhe asnjë ligj reformues të miratuar”, tha Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së .
The post Kreu i LSDM-së Venko Filipçe me kritika të ashpra për punë e qeverisë appeared first on Alsat.
