Krijohen metabot, që shkrijnë kufijtë mes materialeve dhe robotëve. I përgjigjen komandave, janë pa motor e ingranazhe, mund të zgjerohen, të ndryshojnë formë këto struktura që ngjajnë me serine e filmave fantashkencë Transformers.
Janë krijuar nga grup studimor i Universitetit prestigjoz Princeton në SHBA, të cilët e kanë publikuar punën në revistën shkencore Nature. Mund të përdoren e aplikohen në shumë fusha, si pajisje mikroskopike në gjendje të transportojnë ilaçet në pjesë specifike të trupit, të ndihmojnë kirurgët gjatë ndërhyrjeve dhe riparimin e kockave, indeve e organeve të dëmtuara, por edhe të përdoren si material që mund të përthithin dhe reflektojnë dritën sipas komandës, duke u ftohur apo ngrohur sipas nevojës, e deri në aplikim në inxhinierinë aerospaciale.
Sekreti është jo struktura kimike e tyre, por ajo fizike, nga një material me cilësi të reja e të pazakonta. Autorët kanë përdorur plastikë dhe strukturë magnetike dhe kjo e fundit i përgjigjet fushës magnetike te aplikuar në distancë, duke i dhënë metabot aftësinë të lëvizë e modifikohet sipas komandave.

