Besimtarët ortodoksë sot e festojnë festën më të madhe dhe më të lumtur, Ringjallja e Krishtit, Pashkët. Për besimtarët kjo ditë është dita më e shenjtë duke uruar njëri tjetrit me fjalët Krishti u ringjall, Me të vërtetë u ringjall, duke dhuruar vezë me ngjyrë të kuqe që e simbolizon gjakun e Krishtit në kryqin për shpëtimin e njerëzisë. Hirësia e tij, z. Stefan e uroi festën të gjithë qytetarëve duke e përmendur edhe tragjedinë në Koçan për të cilën tha se e ka bashkuar të gjithë popullin në pikëllim dhe në lutje.
“Në përcjelljen me lutje të këtyre njerëzve të rinj dhe në ndarjen e përkohshme me ta, asgjë tjetër nuk mund të na jepte forcë përveç ndarjes me ta me shpresë në ringjalljen. Në këtë moment kujtohemi edhe për ata që e sakrifikuan jetën e tyre për të shpëtuar sa më shumë jeta. Përmes atyre u dërgua mesazhi ungjillor për dashuri ndaj të afërmve”, u shpreh Hirësia e tij, z. Stefan.
Mesazhe dhe urime për festën e madhe dërguan krerët e shtetit, parti politike dhe organizata. Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, kryeministri Hristijan Mickoski, ministrat Aleksandar Nikolloski dhe Pançe Toshkovski bashkë me familjet e tyre festën e pritën në një nga kishat në Ohër. Në urimin e saj, Siljanovska me mesazh.
“Vetë fakti që këtë vit të gjithë krishterët e festojnë festën e Pashkëve në të njëjtën datë, le të jetë mesazh për bashkim, te ne por edhe në mbarë botën”, u shprhe Siljanovska-Davkova.
Urime dërgoi edhe kryeministri Mickoski , për paqe, dashuri dhe shpresë për të gjithë qytetarët.
“Drita e Ringjalljes së Krishtit le të sjellë paqe, dashuri dhe shpresë për të gjithë! Ta kremtojmë kjo fitoren e jetës ndaj vdekjes me besë, gëzim dhe mirënjohje”, tha Mickoski.
Mesazhi për Pashkët është mesazh për shpresë dhe ripërtëri por edhe kujtesë për vlerat e përbashkëta, tha kryeparlamentari Afrim Gashi.
“Këto ditë të Pashkëve le të plotësohen me gëzim familjar, paqe, duke na nxitur të ballafaqohemi me të gjitha sfidat përmes shembujve pozitivë dhe përkrahje të ndërsjellë”, u shpreh Gashi.
Urime dërgoi edhe koalicioni VLEN.
“Janë këto ditët e afrimit me njëri-tjetrin por edhe të besimit mes nesh. Si festë e ringjalljes dhe ripërtëritjes, Pashkët janë simbol i sakrifikimit dhe i shpresës, i fillimeve të reja”, tha VLEN.
“Pashkët janë festa që na jep forcë dhe sjell shpresë për fillime të reja dhe më të mira për ballafaqim me sfidat”, u shpreh Filipçe.
Festë të qetë dhe të begatë uruan edhe nga BDI.
“Pashkët janë simbol i shpresës, jetës dhe fitores ndaj errësirës. Kjo është dita që na bashkon në dashuri, solidaritet dhe falje”, tha BDI.
Këtë vit Pashkët e festojnë në të njëjtën datë besimtarët ortodoksë dhe katolikë, gjë që nuk ndodh shpesh.