Kristiano Ronaldo nuk ka mundur të çonte skuadrën e Al Nasr drejt fitores sot përballë Al Kadsiah në humbjen 2-1 të ekipit të tij. Por goli i shënuar nga sulmuesi portugez në minutat e fundit, ka regjistruar një tjetër shifër të frikshme të një karriere mbresëlënëse.

Ronaldo shënoi me penallti golin që vulosi rezultatin përfundimtar, atë 2-1, duke realizuar atë parin e tij për vitin 2026.

Duke e bërë këtë, ai regjistroi një gol për vitin e 25-të kalendarik radhazi, një shifër e frikshme e sulmuesit i cili ka arritur kuotën e 958 golave në karrierë ku ka si objektiv të arrijë shifrën 1000.

The post Kristiano Ronaldo, tund rrjetën për vitin e 25-të radhazi appeared first on Alsat.