Mungesa e kuadrit në Maqedoninë e Veriut po vështirëson dukshëm edhe punën e Ndërmarrjeve Komunale. Statistikat e fundit flasin se nëpër Ndërmarrjet Publike vetëm 2% e punëtorëve janë të rinj.

“Mungesa e kuadrit në njerëz të rinj, analizat tregojnë se vetëm 2% e të punësuarve në sektorin komunal janë të rinj, kjo do të thotë se një numër i madh mbi 40% janë të pensionuar, kjo tregon se mund të mbesim pa kuadër për mirëmbajtjen e sistemit”, tha Jane Vrteski – konsulant insitutcional.

Për këtë problematikë si duket shkak janë rrogat e ulëta në këtë sektor. Përveç punëtorëve të thjeshtë në ndërmarrje mungojnë edhe punëtorët e kualifikuar, si inxhinierët e kësaj fushe.

“Një nga shkaqet kryesore i Ndërmarrjeve Komunale në të gjithë Maqedoninë janë kuadrot që mungojnë nëpër ndërmarrjet dhe për këtë ka disa arsye një nga arsyet janë edhe pagat e ulëta që i kanë i kanë Ndërmarrjet dhe pikërisht për këtë arsye të rinjtë nuk duan të punojnë, në këto ndërmarrje na mungojnë edhe kuadro të profesionalizuara, si inxhinier ndërtimi, etj”, tha Goce Angellovski – drejtor Ndërmarrje Publike.

Punën e vështirësojnë edhe makineritë e vjetra me të cilat punojnë shumica e ndërmarrjeve në vend.

“Një pjesë e Ndërmarrjeve Publike, jo të gjithë por jo të gjithë megjithatë shumica kanë infrastrukturë dhe makineri të vjetër si dhe mungesa e kuadrit të kualifikuar dhe mungesa e koordinimit mes institucioneve”, tha Goran Stepanovski – Ndërmarrja Komunale Manastir.

Mungesa e kuadrit në vend çdo ditë e më shumë po e godet shumicën e sektorëve si gastronominë, ndërtimtarinë, ndërmarrjet komunale dhe zanatet.