Shqiptarët ku nuk i gjen dhe këtë e ka dëshmuar edhe historia, por edhe realiteti. Kjo ka ndodhur edhe me personalitete të suksesshme dhe të larta shqiptare.
Një rast i tillë është kryeministri i Australisë, Antony Albanese, i njohur për nga origjina e tij arbëreshe që vet e ka pranuar dhe Jim Mehmeti, kryetar i Bashkisë së “City of Greater Dandenong”, në Melbourne të Australisë.
Ata janë parë bashkë në një ceremoni të organizuar me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit nga bashkia e Dandenong.
