Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se vuan nga pakënaqësia dhe se është i pakënaqur me çdo gjë që bën. Gjatë podcast-it të tij “Flasim”, Rama u shpreh se është i vështirë në debat dhe i mbrn me shumë forcë bindjet e tij.

Lideri i qeverisë tha se është shumë i hapur për të bërë më mirë, ndërsa pohoi se që i vogël ka qenë kokëfortë.

Unë vuaj nga pakënaqësia. Ata që më njohin nga afër e dinë shumë mirë këtë gjë, ata që më shikojnë nga larg nuk e besojnë këtë që them. Me aq sa kam arritur të kuptoj është që në distancë, perceptimi që krijoj është shumë i ndryshëm nga ai që jam në të vërtetë. Nëse në distancë mund të dukem si një njeri që i di të gjitha, në fakt vuaj nga pakënaqësia, jam i pakënaqur me çdo gjë që bëj. Nuk them që po, këtu jam happy, sepse nëse do të ketë një gjë që do të jem i kënaqur pa kushte, besoj do të arrij ta shoh momentin e hyrjes në BE. Është apokale, historike.

Ndërsa të gjitha arritjet e tjera, për të cilat nuk ankohem, por i shpreh me një ndjenjë pakënaqësie ndaj vetes jo nga mundësitë që më janë dhënë. Në çdo gjë e mendoj që mund t’i kisha bërë më mirë, mund ti kisha bërë më mirë. Unë jam shumë i vështirë në debat dhe i mbroj me shumë forcë bindjet e mija, duhet bërë kjo gjë. Por jam shumë i hapur për të bërë më mirë, edhe për të kuptuar edhe se ku tjetri mbase e ka më mirë ose unë e kam gabim. Por nuk e tregoj. Që i vogël e kam pasur, i pathyeshëm në kokëfortësinë për të nxjerrë timen”. tha Rama.