Gazetar: Suad Bajrami

Pakënaqësinë e kryeministrit Hristijan Mickoski për gjyqësorin, LSDM-ja opozitare e quan ndërhyrje dhe diktat ndaj pushtetit të pavarur. Pas deklarimit publik të kryeministrit se ka biseduar në telefon me kryeprokurorin Nenad Saveski pas mbylljes së hetimit për mazutin, partia e Venko Filipçes të partin e organit të akuzës e quan “Alo Saveski”, duke theksuar se punon sipas porosive të VMRO-DPMNE-së, shkruan Alsat.

“Ashtu siç i ka diktuar urdhra në telefon, ashtu siç i ka dhënë detyra me ndjesi nga foltorja kuvendore, nga televizioni, tani me urdhër të ri nga Mickoski deri te Alo Saveski. Në festë… Që kur Mickoski e ka zgjedhur në funksion, Alo Saveski është tërë kohën në linjë me Mickoskin, i cili punon sipas urdhrave të tij. Mickoski jep urdhra, Saveski i zbaton. Pas këtyre deklaratave dhe pranimeve skandaloze të Mickoski, më e pakta që mund të bëjë Saveski është të japë dorëheqje”, thonë nga LSDM

Kryeministri Mickoski, gjatë akademisë solemne për shënimin e ditës së “Shën Kirilit dhe Metodit” tha se nuk është i kënaqur me zbatimin e drejtësisë, duke porositur një pjesë të Prokurorisë se durimit i ka ardhur fundi.

“Më duhet ta pranoj se edhe unë nuk jam i kënaqur dhe mendoj se mundet shumë më mirë dhe me rezultate më të mira. Le të mos mendoj, cilido qoftë nga ju se nuk i dëgjoj ato britma të njerëzve që i qeshen drejtësisë, që mendojnë për vete se janë të pamposhtur dhe se e mashtruan drejtësinë. Ata sot janë kritikët më të zëshëm të pushtetit dhe mashtrues të zhveshur që janë më të shqetësuarit se nuk paska drejtësi. Atyre dhe asaj pjese të prokurorisë që gjithnjë e më shpesh mendon arsyetime, u them se durimi është kah fundi dhe drejtësia duhet të arrij. Pavarësisht çfarë arsyetime dëgjoj, durimi është kah fundi dhe me kujdes e ndjekim punën tuaj. Nuk do të hesht kur mendoj se gabohet dhe as kur mendoj se duhet më shpejt të reagohet”, tha dje kryeministri Mickoski

Akuza në drejtim të Mickoskit për ndërhyrje të kryeprokurori Saveski ditë më parë kishte edhe partia e Majta, e cila theksonte se pas bisedës telefonike me Mickoskin, Saveski është pasivizuar. Ndërkohë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti u ankua se VMRO-DPMNE po kryen trysni për t’u rihapur hetimi për “Mazutin” ku i dyshuar është djali i deputetit Ismail Jahoski, Asmiri. /Alsat.mk

The post Kryeprokurori “Alo Saveski” punon me urdhra të kryeministrit Mickoski, akuzon LSDM appeared first on Alsat.