Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale në nivel të gjithë shtetit deri në orën 18:30 ka arritur në 46,65 për qind, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).

Sipas kryetarit të KSHZ-së, Aleksandar Kondarko, deri në këtë orë kanë votuar gjithsej 803.091 qytetarë. Deri më tani janë përpunuar të dhënat nga 3.287 vendvotime

, që përbëjnë 94,62 për qind të numrit të përgjithshëm të vendvotimeve. Në këto vendvotime janë të regjistruar 1.721.645 votues.

Për krahasim, në zgjedhjet lokale të vitit 2021, pjesëmarrja deri në orën 19:00 kishte qenë 49,98 për qind.

Në nivel të Qytetit të Shkupit, deri në orën 18:30 pjesëmarrja ka qenë 46,64 për qind. Sipas komunave të Shkupit, pjesëmarrja është si vijon:

  • Aerodrom – 45,57%
  • Butel – 49,71%
  • Gazi Babë – 41,97%
  • Gjorçe Petrov – 45,09%
  • Karposh – 49,92%
  • Kisella Vodë – 46,25%
  • Saraj – 55,20%
  • Qendër – 49,41%
  • Çair – 51,27%
  • Shuto Orizare – 35,33%