Votimi ka nisur në orën 7:00 të mëngjesit dhe po zhvillohet pa asnjë pengesë në të gjitha komunat dhe në Qytetin e Shkupit, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).
Nga gjithsej 4,826 persona të sëmurë apo të paaftë që kanë të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, deri në orën 16:00 kanë votuar 2,762 qytetarë, bëri të ditur KSHZ.
Në 14 institucionet e vuajtjes së dënimit dhe paraburgimit, ku mund të votojnë 1,256 persona, deri në orën 16:00 kanë votuar 380 votues. Ndërsa nga 214 persona të vendosur në qendrat e kujdesit jashtëfamiljar, kanë votuar 78 qytetarë.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale 2025, që do të mbahet nesër, qytetarët do të votojnë për kryetarë komunash në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, si dhe në tre qendra votimi në Shuto Orizare për këshilltarë komunalë.
Të drejtë vote në këtë raund kanë gjithsej 1,013,375 qytetarë./TV21

