Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e para jozyrtare për zgjedhjet në 4 komunat ku nuk pati cenzus në zgjedhjet lokale 2025, shkruan Alsat.

Në komunën e Vrapcishtit votuan 32,37% të qytetarëve ku fitoi Isen Shabani nga AKI me 5,355 vota.

Në komunën e Gostivarit votuan 30,44% qytetar, dhe rezulton se fitues është Valbon Limani nga AKI me 14,519 vota.

Në Mavrovë-Rostushë votuan 28,51% e qytetarëve, dhe fitues është kandidati i VMRO-së Oner Jakupovski me 9,963 vota.

Në komunën Qendër Zhubë votuan 13,26% e qytetarëve dhe ishte 1 kandidat, Arjan Ibraim i cili arriti të sigurojë 973 vota./ Alsat.mk

The post KSHZ publikon rezultatet e para, këta janë fituesit appeared first on Alsat.