Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në bulevardin “Goce Dellçev” në Shkup, transmeton TV21.
Një veturë është rrokullisur për 180 shkallë, ndërkaq njëra korsi e bulevardit është bllokuar për qarkullim.
Nga terreni nuk ka informacione për të lënduar, ndërkaq dhe nga MPB ende nuk kanë dalë me njoftim zyrtar.
