Lidhja Automote e Maqedonisë ka njoftuar për ndalesë qarkullimi në një pjesë të Shkupit, duke filluar nga sonte, në ora 22:40 deri në ora 04:00 të 1 gushtit 2025, njofton TV21.
“Më 31.07.2025 nga ora 22:40 deri më 01.08.2025 në orën 04:00, qarkullimi prej udhëkryqit rruga “Vasil Gllavinov” me rrugën “Dimitrie Çupovski”, me udhëkryqin rrugën “Koço Racin” me rrugën “11-të Tetori” do të rikahëzohet për qarkullim për shkak të xhirimit të filmit”, thuhet në njoftim.
