Në rrugën rrugore Kërçovë – Gostivar, për shkak të një rrëshqitjeje të madhe dheu pranë fshatit Kolari, që nga ora 7 e mëngjesit të sotëm është vendosur trafik alternativ përgjatë një korsie me gjatësi 30 metra, njofton Qendra Dispeçerike dhe Informative e NP Rrugët e Maqedonisë.
Për shkak të rrëshqitjes së dheut, trafiku në rrugën Kërçovë – Gostivar u ndërpre plotësisht nga ora 5:40 e mëngjesit.
LAMM informon se nga ora 05:45 e mëngjesit është vendosur ndalim për trafikun e automjeteve të rënda dhe autobusëve në rrugën rrugore midis fshatit Lisec dhe Kodrës së Diellit.
– Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht me lagështi. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën RMV-së nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi – thonë nga LAMM.
Rekomandohet përshtatja e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe drejtim të kujdesshëm, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Detyrimi ligjor për posedimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete është në fuqi.
The post Kujdes në trafik: Rrëshqitje dheu në rrugën Kërçovë-Gostivar pranë Kolarit appeared first on Alsat.
