MPB dhe Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion me fushatë të përbashkët për zvogëlimin e numrit të personave të lënduar që drejtojnë trotinetët elektrikë, njofton TV21.

Përmes një video-spot edukativ tregojnë për obligimet ligjore dhe rekomandimet për vozitje të sigurt me e-trotinetë, ndanë dëshmi personale nga një person që ka përjetuar aksident me trotinet elektrik, si dhe ekspertizë mjekësore për pasojat e rënda nga lëndimet e shkaktuara si rezultat i aksidenteve me këto mjete. Qëllimi i fushatës është të rritet vetëdija, të nxitet sjellje e përgjegjshme dhe pjesëmarrje më e sigurt e trotinetëve elektrikë në komunikacion.